Pasi Komisioni Ligjeve miratoi për 2 ditë rresht në parim dhe ndryshimet kushtetuese që kërkoi opozita parlamentare dhe marrëveshjen e arritur me opozitën jashtë parlamentit për amendimet në Kodin Zgjedhor, Edi Rama këmbëngul se do t?u përmbahet të dyjave.
Sa i takon dokumentit të firmosur në 5 Qershor ai thotë se ndryshimet kushtetuese nuk e zhbëjnë atë.
?Çdo pikë e kërkuar nga PD do të respektohet?.
Për Lulzim Bashën që mendon ndryshe nga ai ka një përgjigje të prerë.
?Nëse Lulzim Basha mendon që marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse ai vërtetë nuk e do më marrëveshjen ta heqë, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe dy-tre ndryshime të tjera që ne i donim, ata nuk i donin. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Marrëveshja është aty dhe ne do ta mbështesim deri në fund. Në Europën ku duam të integrohemi reformat elektorale bëhen me shumica të thjeshta. Greqia ndërroi sistemin?.
Presidentin e quan opozitën e tretë dhe për të ka përgjigje si për atë që i kujton se qëndrimin e Ramës në opozitë në vitin 2012 kundër ndryshimeve kushtetuese të nxituara, dhe këtu i vjen në ndihmë Churchill.
?Budalla është ai që nuk ndryshon mendim?.
Kreu i qeverisë i dha përgjigje edhe deklaratës së Presidentit se parlamenti ka vetëm 82 deputete legjitime.
?Nëse janë vetëm 82 po marrëveshjen si do ta votojmë??
Qëndrimin e numrit 2 të CDU/CSU që u shpreh pro marrëveshjes dhe kundër ndryshimeve kushtetuese e analizon në 3 plane që e lidh dhe me miqësinë që ai ka me kryedemokratin Basha.
?Ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik. zoti Wadephul është padyshim një mik shumë i mirë i Lulzim Bashës dhe një mik i mirë i imi personalisht. Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë?.
Rama mohon se marrëveshja është kusht për konferencën qeveritare dhe se e di arsyen përse miqtë ndërkombëtarë kanë komentuar zhvillimet politike në Shqipëri.
?Askund të shkruar që Shqipëria ka kusht të bëjë me Lulzim Bashën për të bërë konferencën ndërqeveritare. Ideja apo frika e gjithë atyre që duan Shqipërinë, se mos çmendet prapë grupimi i partive që janë jashtë dhe fillon nga e para?.
Kryeministri mohon se me ndryshimet kushtetuese ndalohen koalicionet zgjedhore.
?Koalicionet nuk ndalohen, nuk mund të ndalohen dhe nuk do të ndalohen. Nuk do t?i ndalojë kush që të jenë bashkë. Edhe në Shqipëri koalicioni formohet si në çdo vend të Europës?.
Kryeministri u shpreh se në pritje që opozita brenda parlamentit të vendosë për të votuar marrëveshjen me opozitën jashtë dhe që kjo e fundit të mos kundërshtojë ndryshimet kushtetuese.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqe...